Siguron titullin 6 javë përpara, ish-trajneri i Luftëtarit dhe Kukësit shpallet kampion me klubin e tij

Megjithëse janë edhe 6 ndeshje për t’u luajtur, kampionati i Malit të Zi e ka dhënë tashmë verdiktin final sa i përket titullit. Është pikërisht Buducnosti ai që është kurorëzuar kampion këtë vit, teksa udhëheq me 72 pikë në tabelën e klasifikimit, plot 20 më tepër se Sutjeska e vendit të dytë.

Ndërkohë në stolin e Buducnostit është një emër i njohur edhe për shqiptarët. Bëhet fjalë për Mladen Milinkovic. Trajneri serb në të shkuarën e tij ka ushtruar deryrën e tij si trajner në kategorinë Superiore, ku në sezonin 2016/2017 ka qenë i ulur në stolin e Luftëtarit, ndërsa për afërsisht gjysmë sezoni ka drejtuar edhe Kukësin në fundin e vitit 2017. Që nga nëntori, kur ka marrë rolin e trajnerit në klubin e Buducnostit, ka bërë mirë me ta dhe tashmë po shijon suksesin e punës së tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online