Siguroi edhe kalimin te Frankfurtit, Simon Simoni shpallet “Talenti i vitit 2022“: Duke punuar shumë mund të shkoni në ekipe europiane

FSHF ka menduar që të organizojë një mbrëmje gala për të vlerësuar sportistët më të mirë të vitit 2022. Një natë e veçantë ku do të vlerësohen më të mirët, që nga lojtarët e trajnerët, pa harruar edhe gjyqtarët, që kanë po ashtu një rol të rëndësishëm dhe thelbësor në fushën e blertë.

Simon Simoni është kurorëzuar “Talenti i vitit 2022”. Portieri shqiptar mbylli me sukses një vit të shkëlqyer në karrierën e tij sportive. Paraqitjet mjaft të mira të Simonit bënë që të tërhiqte edhe interesin e Ajntraktit të Frankfurtit, ku edhe u transferua këtë muaj. Dy nominimet e tjera në kategorinë “Talenti i vitit 2022” ishin Arinaldo Rrapaj dhe Rejan Alivoda.

“Mirëmbrëmja të gjithëve. Në radhë të parë ndihem i nderuar për këtë çmim që më keni dhuruar sot, “Talenti i vitit 2022”. Do të doja t’ju falenderoja nga afër, por për shkak të impenjimit që kam me ekipin nuk mund të jem sot pjesëmarrës në sallë. Ky çmim i dedikohet familjes sime, që më ka mbështetur gjatë gjithë kohës, personave që më kanë qendruar afër dhe më kanë ndihmuar në zhvillimin tim ditë pas dite, trajnerëve akademisë së Shënkollit, trajnerëve të Dinamos dhe trajnerëve të moshave të Kombëtares shqiptare. Në Shqipëri ka mjaftueshëm talente që kanë cilësi. Duke punuar shumë, duke punuar shumë, mund të kapin ekipe europiane”/Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online