Si u infektua Prishtina? Presidenti Ejupi tregon arsyen skandaloze: Lojtarët tanë e kaluan kohën në kafe

Prishtina nuk arriti ta luajë ndeshjen përballë Lincoln, pasi 8 lojtarë të Prishtinës rezultuan në testin e djeshëm me COVID-19. Një ngjarje kjo që vjen menjëherë pas eliminimit të Dritës, duke u bërë “e tepërt” në Kosovë. Tashmë ka nisur edhe diskutimi për të kërkuar përgjegjësinë rreth këtyre situatave që hedhin poshtë punën e një viti. Kreu i FFK-së, Ademi, por edhe vetë faqja zyrtare e klubit të Prishtinës kritikojnë në distancë UEFA-n, pasi sipas tyre takimi duhej të zhvillohej.

Për presidentin e Prishtinës, Remzi Ejupi, faji më i madh duhet t’i takojë ekipit të tij, pasi ishin ata që do të luanin jashtë dhe nuk treguan profesionalitet. Si pas Ejupit, futbollistët nuk janë treguar të kujdesshëm dhe të qëndronin në hotel, por kishin dalë pothuajse të gjithë për kafe.

“Ne do të bëjmë teste nesër sapo të arrijmë në Prishtinë dhe do t’i krahasojmë testet me ato që i kemi bërë në Gjibraltar. Shqetësimi i madh ishte te ministri i sportit në Gjibraltar, ai ishte i shqetësuar shumë. Ndeshja është dashur të zhvillohet, ta shohim se çfarë do të vendosë UEFA deri nesër. Kam parë dhe kam dëgjuar që lojtarët [e Prishtinës] edhe pse jemi munduar që t’i bindim që të rrinë në shtëpi dhe të jenë sa më shumë të kujdesshëm, shumica e tyre e kanë kaluar kohën nëpër kafenne”, ka thënë Ejupi për “Kanalin 10”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online