Si të ketë ardhur nga luf.ta, Tedi Cara lë spitalin dhe shkon menjëherë në stadium për të parë Partizanin

Tedi Cara është dëmtuar rëndë pas një shisheje të hedhur nga tifozët e Kukësit. Lojtari i Partizanit arriti të shënonte nga goditja e dënimit dhe gjatë festimit, ka pësuar incidentin. E menjëhershme ishte ndërhyrja e mjekëve, ndërsa në fundin e pjesës së parë futbollisti u nis drejt spitalit.

Pas mjekimit të marrë, Cara është rikthyer sërish në stadium, këtë herë i fashuar dhe si të kishte mbërritur nga lu.fta. Kur mbeten edhe 10 minuta nga fundi i takimit me shifrat 1-2 në favor të Partizanit, edhe autori i golit të parë gjendet me skuadrën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *