Ilir Meta njihet si një mbështetës i flaktë i Celtic dhe këtë dashuri të re e tregon thuajse në çdo postim në Twitter. Për më tepër presidenti i Shqipërisë ka qenë edhe në stadium për të parë ndeshjen e skocezëve, ndërsa shpërndan në profilin e tij edhe golat e kësaj skuadre. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi e ka pyetur Metën se nga lindi kjo dashuri, pasi nuk e kupton.
“Këta habiten shumë që Meta është me Celtic, se është si të jesh me Rogozhinën këtu. Partizani e ka mundur këtë Celtic. Me Edi Ramën jemi mësuar që ndërron ekipe, ishte me Realin me Milanin. E ka mundur Partizanin po të them. E ka bërë Partizani peshk. Çne ti tifoz me ta?”, pyet Rakipi.
Nga ana tjetër Meta është përgjigjur: “Nuk më fut dot në konflikt me Partizanin. Partizani fitoi këtu, sic fituan edhe ata. Ashtu edhe Flamurtari mbajti Barcelonën, por çfarë do të thotë kjo? Janë popull i jashtëzakonshëm. Ka vlera të jashtëzakonshme morale. Unë jam bërë me këtë skuadër se ka luajtur atje edhe Rudi Vata”, tha Meta. /Sport Ekspres/