“Si super goli i Mexes te Milan-Inter”! Mediat në Rumani tregon golin e çmendur të Arlind Ajetit: Trajneri kundërshtar u nervozua shumë, Mutu ngeli me duart në kokë

Arlind Ajeti ka realizuar një gol të çmendur në përballjen mes Constanta dhe Cluj. Kjo ndeshja ka përfunduar në shifrat 1-1, teksa në minutën 82 ishte mbrojtësi shqiptar që realizoi një gol të çmendur.

Ky realizim ka marrë jehonën e të gjitha mediave në Rumani. Këto të fundit e kanë krahasuar golin e Ajetit me realizimin e Mexes, në një derbi Milan-Inter. Ndërkohë vlen të theksohet se trajneri i Constanta, Gehorge Hagi, ka dalë nga vetja dhe është nervozuar shumë kur pa golin e Ajetit. Nga ana tjetër, trajneri i Cluj dhe legjenda e Rumanisë, Adrian Mutu, ka vendosur duart në kokë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online