Me ardhjen e Gatuzos te Napoli, Elseid Hysaj fitoi më shumë besim në vetvete. Kjo pasi trajneri italian i ka dhënë më shumë minuta dhe hapësirë mbrojtësit shkodran për të treguar aftësitë e tij. Vetëm në ndeshjen e parë kur debutoi ndaj Parmës, lojtari kuqezi nuk është preferuar në lojë.
Pastaj në gjitha takimet e tjera ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës, duke qenë titullar i padiskutueshëm. Napoli është duke luajtur sot ndaj Leçes dhe Hysaj nuk është aktivizuar në formacionin titullar. Ai i është rikthyer stolit, ashtu si në kohën me Ançelotin, megjithëse kjo është një përballje ndaj një kundërshtari në dukje modest dhe Gatuzo ka dëshiruar që të shohë më nga afër Di Lorenzon. /Sport Ekspres/