Taulant Xhaka ka vendosur të mos përkrahë Kombëtaren Kuq e Zi. Ndërsa kur Shqipëria është duke luftuar për ëndrrën historike të kualifikimit në Botërorin 2022, përballë skuadrave që u përfaqësuan në Euro 2020 si Polonia dhe Hungaria, Xhaka nuk shfaq asnjë lloj interesi.
Mjafton të shohim në profilin zyrtar të lojtarit të Bazelit dhe nuk gjejmë asnjë postim që ka lidhjen me Kombëtaren e Shqipërisë. Duket se e gjithë dashuria për fanellën kuqezi ka mbaruar menjëherë pas largimit nga përfaqësuesja.
Të jesh apo të mos jesh në kombëtaren kuqezi varet nga zgjedhjet e trajnerit, cilësitë e lojtarit apo formës së tij fizike. Por të jesh shqiptar nuk ta pengon askush dhe një veprim hakmarrës nga Xhaka nuk është aspak për tu përshëndetur. Reja e thirri edhe për ndeshjet e shtatorit, por futbollisti e refuzoi ftesën duke krijuar një aludim dëmtimi, që ka shumë dyshime në lidhje me vërtetësinë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/