Si një djalosh i ri dhe të ishte hera e parë! Reagimi i Luka Modriç, tregon krenarinë e madhe për fanellën e Kombëtares

Kroacia ka arritur që të fitojë me shifrat 1-0 ndaj Rusisë. Ky triumf i dha Kombëtares së Ballkanit, biletën direkte për të shkuar në Botëror. Goli i vetëm i takimit rezultoi autogoli i kundërshtarëve me anë të Kudrashov në minutën e 82.

Pas kësaj fitore, kroatët sigurojnë përfundimisht vendin e parë, ndërsa rusët janë të mërzitur me vendin e dytë, pasi rrezikojnë seriozisht në dy përballjet e tjera që duhet të fitojnë për të shkuar në Katar.

Në qendër të vëmendjes ishte festa e Luka Modric pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit. Pavarësisht karrierës së pasur dhe shumë viteve mes futbollit elitar, e gëzon si një fëmijë dhe si për herë të parë kualifikimin me Kombëtaren. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *