Si në rastin e Ronaldos! 617 kg kokainë kapen me logon e Elbasanit, operacioni në Brazil

Shpeshherë kemi hasur disa raste shumë të çuditshme gjatë operacionit dhe kapjes së sasive të drogës në Europë apo edhe më gjerë. Disa kohë më parë do të ishin 131 kilogramë kokainë të kapura në brigjet e Detit të Zi dhe që kishin logon “CR7”, duke iu referuar Kristiano Ronaldos.

Së fundmi është kapur një ngarkesë prej 617 kg kokainë në Brazil, që ishin me logon e klubit të Elbasanit. Ngarkesa u bllokua në datën 1 të muajit që lamë pas dhe vlera e tyre shkonte në 9 milionë dollar. Sigurisht, destinacioni ishte Europa, ndërsa shoferi do të merrte një vlerë rreth 10 mijë dollarër për transportin deri në destinacion. /Sport Ekspres/