Si në kalçeto! Komedi dhe spektakël për titullin në Austri, dy ekipe me porta të hapura në ndeshjen e fundit

Nga Klaudio Ndreca

Një rast tërësisht i rrallë vjen nga Austria 2 ku është vendosur edhe titulli kampion me ndeshjet e fundit që janë zhvilluar në ditën e sotme. Dy ekipe, Ried dhe Klagenfurt gjendeshin me pikë të barabarta duke ndarë vendin e parë. Riedi, ekipi ku vite më parë ka luajtur edhe Hamdi Salihi, ishte në kryesim për shkak se kishte një gol më tepër sesa Klagenfurt, më saktësisht +25 dhe +24.

Për të mbërritur në përballjet e sotme ku sigurisht diskutimi nuk ishte më nëse këto skuadra do të fitonin, por sesa do të ishte rezultati. Spektakël dhe komedi, pasi dy ekipet kundërshtare që u përballen me kryesuesit kanë pësuar një numër rekord golash.

Ried do të fitonte në shifrat 9-0 ndaj Floridsdorfer duke kaluar në elitën e futbollit austriak. Nga ana tjetër Klagenfurt nuk mund të shkonte më tepër sesa një fitore 6-1 ndaj Wacker, që e mban në vendin e dytë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *