Si ndërtohet një minierë ari në futboll? Përgjigjen e jep Verona, 400 mijë eurot “e çuditshme” pas largimit të Kumbullës

Nga Klaudio Ndreca

Si mund të ndërtohet një “minierë ari” në futboll dhe ekipe që të jenë të shëndosha në anën ekonomike? Një përgjigje të saktë e jep rasti i Marash Kumbullës te Verona. Këta të fundit i dhanë hapësira në këtë sezon mbrojtësit të ri, që më parë ishte pjesë e të rinjëve të tyre.

Në bazë të ndeshjeve të zhvilluara është e ditur tashmë historia që lojtarin shqiptar e kërkojnë ekipet më të mira në qarkullim. Madje vlera e kartonit që do të shitet ka shkuar më tepër sesa 30 milionë euro.
Rritje drastike kjo që e bën Veronën të fërkojë duart dhe të mbush arkat e klubit. Nga ana tjetër, emri i ri që do të zëvendësojë Kumbullën, është një blerje që në pamje të parë duket e çuditshme.

Bëhet fjalë për Mickael Panos, një mbrojtës francez që luan më ekipin qipriot të Pafos. Pra aspak i njohur dhe duke luajtur në një kampionat jo të nivelit të lartë, ndërsa tani duhet të mbajë përgjegjësinë për të zëvendësuar Kumbullën në Seria A. Transferimi do të kryhet për vetëm 400 mijë euro, ndërsa Verona vazhdon që të kërkojë zbulimin e talenteve dhe shitjen e tyre për përfitime të mëdha ekonomike. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *