Si mundet Interi? Trajneri i Milanit e ka të qartë: Të kenë të gjithë fytyrën e Ibrahimoviç

Derbi i Milanos do të gjejë sërish përballë njëri-tjetrit dy ekipet e qytetit, Interin dhe Milanin. Zikaltrit kanë bërë një sezon pozitiv me Conten në krye, ndërsa klubi i Milanit ka ndryshuar fytyrë që pas ardhjës së Ibrahimoviç. Por ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm në ndeshjen e fundit për kuqezinjtë për shkak të gjendjes gripale dhe një lëndimi në pulpë. Të gjithë sytë janë drejt tij në Itali, duke pritur përgjigjen e Piolit nëse do të jetë në fushë mbrëmjen e nesërme apo jo.

Tekniku italian i Milanit ka deklaruar se për të mundur Interin duhet që të gjithë lojtarët e tij të kenë fytyrën e Ibrahimoviç. Ndërsa ka shtuar se ky i fundit sot do të rikthehet të stërvitet së bashku me ekipin dhe nga aty do të merret edhe vendimi nëse do i besohet një vend titullari në sulmin kuqezi.

“Duhet të hyjmë në fushë e “San Siros” mbrëmjen e nesërme me fytyrën e Ibrahimoviçit si shembull. Dyshimet e fundit për prezencën e suedezit do të zgjidhen sot. Bëmë gjithçka që ishte e duhur për ta rikuperuar nga gripi dhe lëndimi në pulpë. Hapi kryesor është ai i stërvitjes me ekipin ditën e sotme. Nëse e kalon këtë, atëherë ditën e nesërme do të jetë i disponueshëm”, ka thënë Pioli./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online