Si mund të zgjidhet problemi i Dinamos? Tahiri tregon variantin: Mos vallë marrin rrogën dhe thonë…

Dinamo gjendet në një periudhë mjaft të vështirë në “Abissnet Superiore“, pasi gjendet në vendin e parafundit të renditjes. Për të diskutuar mbi problemet që kanë çuar deri në këtë situatë, kanë folur në studion e “Skaner“-it në “MCN TV“ edhe vetë kapiteni Agim Ibraimi, si dhe të ftuarit që gjendeshin në panel.
Ermal Tahiri ka hedhur idenë se ndoshta korrektesa e presidencës së klubit me pjesën e pagave, ka bërë që lojtarët të lëshojnë pe në fushën e lojës, duke mos dhënë maksimumin e tyre. Një hipotezë kjo që ka hasur kundërshti në studio nga të ftuarit e tjerë.

Tahiri: “Mos vallë këta lojtarët e Dinamos marrin rrogat të rregullta dhe thonë: “Hë mo se unë njësoj do e marr rrogën”?

Starova: “Çfarë po thua ti, që mos t’ju japi rrogën tani”?

Tahiri: “Jo, jo. Rrogën aty e kanë, vetëm se do e marrin më mbrapa. Duhet ta meritojnë njëherë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *