Si mund të ketë “hakmarrje”? Ndodhi në sezonin e shkuar, Tirana e fiton në këtë mënyrë Superioren ndaj Partizanit

Nga Klaudio Ndreca

Një titull i munguar prej vitesh dhe në një ambient ku ishte sosur durimi me premtimet e mëdha, ndërsa nuk arriheshin rezultatet e kërkuara. E nëse shtojmë këtu një ecuri pozitive përgjatë gjithë sezonit dhe pa asnjë krizë të vetme, apo për ta përmbyllur, e fituar në një derbi, pyetja është: “Sa shumë mund të shijojë titulli?”.

Shijen dhe përgjigjen e vetme e japin te Partizani, pasi e kanë bërë të mundur në sezonin e shkuar. Në fitoren e marrë ndaj Tiranës në fazën e katërt, të kuqtë mbyllën matematikisht edhe titullin kampion. Por jemi pas një viti dhe gjendja ka ndryshuar në mënyrë drastike. Tani kemi Tiranën që mund të hakmerret dhe ta fitojë Superioren në derbin përballë të kuqëve.

Si mund të ndodhë një gjë e tillë? Mjafton që të ruhet e njëjta diferencë e pikëve mes Tiranës dhe Kukësit, përpara ndeshjes së tyre direkte. Kjo përballje do të vijë pas 4 javësh kalendarike, atje ku bardheblutë duhet të fitojnë me rezultat minimal. Nëse ndodhë një gjë e tillë, atëherë menjëherë pas saj vjen edhe derbi me Partizanin. Atje do të mjaftonte edhe një barazim që titulli të mbyllet automatikisht dhe t’i kalojë Tiranës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *