Si kurrë më parë/ Superiore që të kujton elitën e Zvicrës, në javën e tetë e bën sefte një trajner

Padyshim që kjo nisje e këtij sezoni në kampionatin shqiptar, ka pasur shumë surpriza. E nga t’ia nisim? Ndoshta nga fakti që dy ekipet e ardhura nga Kategoria e Parë, Bylisi dhe Vllaznia, gjenden në kryesimin e Superiores.

Sigurisht, për shkodranët nuk ka edhe shumë për t’u habitur, pasi janë djepi i futbollit shqiptar. Por mes aq shumë problematikash kur nisi edhe Superiorja, pak kush do të besonte se lojtarët e Jonuz do të mbërrinin deri në këtë pikë.

E për të vazhduar me renditjen e ngjeshur, ku 4 ekipe janë duke kryesuar së bashku. Skënderbeu dhe Teuta i bashkohen skuadrave të përmendura më sipër, por pa harruar edhe ekipet e kryeqytetit, që gjenden vetëm një pikë më pak.

Kjo ngjeshje e madhe do të mbyllet nga Kukësi, që në vendin e shtatë ndahet vetëm me dy pikë më pak se kryesuesi, kur dihet që kampionati ynë është në formatin e dhjetë ekipeve. Një befasi e madhe kjo, që nëse kërkojmë një të ngjashëm në Europë, e gjejmë vetëm në elitën e futbollit zviceran.

Gjithmonë në këtë kampionat ka çudira të tilla, ku mes 10 ekipeve që marrin pjesë në kampionat, mund të përfundosh nga vendi i fundit në Europë, me vetëm 2 fitore radhazi. Por sigurisht që atje gjendet një skuadër që e bën diferencën në vendin e parë, siç ka qenë në këto dy vitet e fundit Young Boysi apo më parë Bazeli.

Në Shqipëri jemi ende në javët e para dhe të paktën parashikimet janë që deri në nëntor, situata të jetë më e qartë. Por këtu nuk ka ndonjë rregull të shkruar qartë, pasi kjo lloj “tymnaje” për analistët mund të vazhdojë edhe pafundësisht.

Një tjetër element që vlen për t’u theksuar nga kampionati shqiptar deri tani, është besimi që po i jepet trajnerëve. Askush prej tyre nuk është shkarkuar deri në javën e shtatë. Duke e krahasuar me sezonet e shkuara, ka një diferencë të dukshme dhe kjo tregon edhe vetë seriozitetin e klubeve. Megjithëse duke parë gjendjen e të gjitha skuadrave, dikush do ta bëj sefte në javën e tetë të Superiores. Madje do të kemi edhe një ndeshje direkte nga ku pritet një shkarkim, Tirana-Laçi. Trajnerët e dy skuadrave po varen në fijen e perit dhe ai që do të humbasë këtë përballje mes Memës dhe Starovës, ndoshta duhet të përgatis menjëherë valixhet. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online