Atalanta dhe Bajer Leverkuseni do të përballen mbrëmjen e nesërme në finalen e Ligës së Europës. Berat Gjimshiti është paraqitur sot përkrahë Gasperinit në konferencë për shtyp. Mbrojtësi shqiptar ka thënë se mbrëmjen e nesërme nuk do të jetë e njëjta lojë si në finalen e humbur me Juventusi. Gjimshiti nuk i trembet 50 ndeshjeve pa humbje të Leverkusenit, teksa është shprehur se në finalen e Dublinit nuk do të ketë favoritë.
“Juventusi është një skuadër e madhe, me një histori të madhe. Janë mësuar të luajnë finale dhe t’i fitojnë ato. Por sigurisht që nesër do të jetë një ndeshje tjetër, kundër një skuadreje shumë të fortë. Mendoj se nesër nuk do të jetë asnjëri favorit, Ne do të luajmë lojën tonë. Jemi përgatitur dhe mendojmë vetëm për veten tonë”, ka deklaruar Berat Gjimshiti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/