“Si do e përgatisi Gega, ai do jetë rezutati“, Gjici me besim për kualifikimin: I kemi të gjitha shanset, varet nga trajneri dhe ekipi

Safet Gjici ka folur ditën e sotme mbi ekipin e Kukësit dhe ndeshjen që i pret përpara më 27 gusht. Përballë do të kenë në “Air Albania“ skuadrën e Slavias së Sofies, ndaj të cilëve do të kërkojnë kualifikimin në turin e dytë të Europa League. Presidenti i verilindorëve vlerëson kundërshtarin, por duket i bindur se Kukësi i ka të gjitha mudësitë për ta kaluar këtë pengesë.

“Dje isha në Tropojë për të vizituar ekipin. Po stërviten nga dy herë në ditë. Kushtet i kanë shumë të mira. Unë besoj se po përgatitemi mirë, edhe pas një bisede që kam pasur me trajnerin Gega. Janë shtuar edhe disa lojtarë të rinj. Presim edhe një qendërmbrojtës që ndoshta ka ardhur sot dhe kompletohemi.  Që do të thotë, ekipi është gati. Normalisht nuk ka marrë shumë lojtarë në Tropojë. Këta të rinjtë që nuk janë pjesë e formacionit kryesor nuk i ka marrë. I ka bërë shërbim atyre lojtarëve që do të luajnë në ndeshjen e parë më datë 27 me Slavian e Bullgarisë.

Natyrisht që Slavia ka lojtarë vendalinj. Vetëm njëri është me origjinë greke, të tjerët i ka të gjithë të shtetit të vetë. Nuk është ekip i keq, është ekip i mirë, i fortë. Avantazhi jonë është që luajmë në Shqipëri, në Tiranë. Po e studiojmë mirë si ekip, me sa më informoi Gega. Kem shanset për ta kaluar. Se sa do jenë në gjendje lojtarët tanë, ekipi, trajneri për ta kaluar këtë do ta shikojmë në fushë.

Por kemi shanset për ta kaluar, sepse është ndeshja e parë te ne. Kemi mundësi të përgatitemi më shumë. Këta lojtarë të rinj të futen me ekipin dhe të lidhen me ata që kanë qenë këtu. Unë kam shpresë dhe bindje se do e kalojmë këtë tur. Por gjithmonë varet te trajneri, stafi teknik dhe ekipi. Ashtu si do e përgatisin ndeshjen këta, ashtu do dali edhe rezultati. Nuk është një ekip për t’u nënvlerësuar, është një ekip shumë i fortë. Por besoj me këta lojtarë që kemi ne kemi shansin për ta kaluar“, ka thënë Safet Gjici./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *