“Si çdo lojtar që pret Kombëtaren”, Cungu nuk e fsheh lumturinë për punën e re: Talentet rriten edhe në Shqipëri

Armando Cungu ka marrë drejtimin e Shqipërisë U-19 dhe ka nisur një grumbullim për të parë më nga afër talentet kuqezi. Në një intervistë për “Supersport”, trajneri i njohur për futbollin vendas është shprehur se jashtë fokusin nuk do të mbesin lojtarët që luajnë në Shqipëri, ndërsa nuk e fshehu krenarinë e madhe për detyrën e re.

“Mendoj si se është në ëndrrën e çdo lojtari që të vesh fanellën e Kombëtares, kështu është edhe për ne trajnerët. Është kënaqësi e madhe që të jesh pjesë e Shqipërisë dhe falenderoj drejtuesit për besimin e dhënë. Është një ëndërr e realizuar për mua. Kjo është moshë shumë e rëndësishme sa i përket Kombëtares A dhe përgjegjësia është shumë e madhe.

Këta djemë do të jenë e ardhmja jonë. Jemi në fazën e vëzhgimeve për të vlerësuar cdo individ. NNuk do të mbesin jashtë fokusin edhe talentet nga Shqipëria.  Nuk jemi nga ata që paragjykojnë që jot ë marrim vetëm lojtarët jashtë apo vetëm brenda. Talentet mund të rriten edhe në Shqipëri”, u shpreh Cungu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *