Shumë zhurmë pas barazimit në Ballsh, Mihana: Apolonia as shitet e as blihet!

“Ne nderojmë fanellën, nuk bëjmë ndere apo prishim punë për ekipet e tjera”

Mikel Mbriçaj

Apolonia filloi dhe po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës që do të luaj të shtunën e ardhshme sërish ndaj Bylisit. Talenti 18-vjeçar fierak Redon Mihana që shënoi golin e parë dhe i hapi rrugë barazimit në ndeshjen e kaluar dhe ka tundur plot 7 herë rrjetat e portave kundërshtare në këtë kampionat, me gjithë hapësirat e kufizuara të aktivizimit është optimist. Ai synon që skuadra e tij të përsëris ndeshjen e fazës së parë. Ndërkohë, sulmuesi Mihana hedhë poshtë me përbuzje fjalët e thëna fillimisht se Apolonia ka marrë para nga Bylisi për t’i marrë pikë Tiranës, ndërsa më vonë u tha se ka marrë lekë nga Tirana për t’i marrë pikë ballshiotëve. “Janë thënie të kota, e të turpshme me të cilat duan të hedhin “baltë” mbi lojërat e mira e të kujdesshme që kemi zhvilluar dhe rezultatet e arritura ndaj këtyre dy ekipeve kryesues. Edhe pse është folur nga “gojë të liga” për një gjë të tillë të gjithë duhet të jenë të bindur se Apolonia nuk ka toleruar dhe nuk do të toleroj asnjë kundërshtar kushdo qoftë ai. Skuadra jonë ka vetëm një qëllim që të japë e të bëjë më të mirën në çdo ndeshje e të arrij rezultate të suksesshme. Ne luajmë vetëm për vete dhe për fanellën që kemi veshur dhe as nuk shitemi e as nuk blihemi për të toleruar apo për të para vendosur rezultate ndeshjesh. Apolonia ka luajtur e do të vazhdoj të luaj me ndershmëri dhe rezultatet e arritura do të jenë “pjellë” e asaj performance që do të shfaqim në fushën e lojës”.

Barazimi ndaj Bylisit – Talenti fierak, 18-vjeçari Mihana ka folur dhe për barazimin e arritur ndaj Bylisit me pretendime në Ballsh. Edhe pse u gjendëm në disavantazh të dy golave nuk u dekurajuam por përkundrazi gjetëm forca e vullnetin e duhur dhe me një lojë të kujdesshme e me theks sulmues. Madje, arritëm të barazonim rezultatin dhe po të ishim treguar më të kujdesshëm edhe mund ta kishim fituar ndeshjen në Ballsh”.

Ndeshja e radhës – “Nuk kemi humbur aspak kohë dhe kemi filluar menjëherë nga përgatitjet për sfidën e radhës ndaj Bylisit. Lojën e kundërshtarit e njohim i dimë ku e ka forcën dhe dobësitë dhe do të kërkojmë të përsërisim ndeshjen e fazës së parë kur fituam me rezultatin 3–1. Përsa më përket mua si individ do të kisha shumë dëshirë e do të gëzohesha pa masë në qoftë se do të arrija të shënoja dhe të kontribuoja në arritjen e një rezultati pozitiv që do të thotë një fillim i mbarë i fazës së tretë”, –  ka përfunduar golashënuesi fierak Mihana deklaratën e tij për “Sport Ekspres”.

One thought on “Shumë zhurmë pas barazimit në Ballsh, Mihana: Apolonia as shitet e as blihet!

  1. po ik mor ti merr njeher ato 250 mije lekshin qe ke per te marr pastaj fol se keni 20 vjet ne ate kategori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online