Shumë vite si drejtori sportiv i Lacios! Igli Tare pritet që të largohet nga kryeqyteti, Juventusi e pret krahëhapur

Igli Tare ka dhënë kontributin e tij prej shumë vitesh si drejtor sportiv te Lacio. Tani pritet që kjo eksperiencë të mbyllet. Tare nuk do të rinovojë kontratën e cila përfundon pas vetëm dy muajsh. Në kohët e fundit ka pasur jo pak përplasje edhe me trajnerin Sarri, të paktën sipas raportimeve të mediave italiane.

Megjithatë Tare nuk do të qëndrojë i qetë për shumë kohë. Klube të ndryshme kërkojnë që të marrin shërbimet e tij, që kanë rezultuar të suksesshme me nuhatjen e frikshme që ka pasur te Lacio. Juventusi e ka kërkuar prej kohësh dhe me siguri që bardhezinjtë e presin krahëhapur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *