Devid Fejzulla, lojtari që më parë ka qenë pjesë e Shqipërisë U-16/U-17, ka hedhur një hap të madh në karrierën e tij. Sulmuesi nga Korça ka arritur të bind drejtuesit e Boavistës në Portugali, duke firmosur një kontratë me ta.
Flitet për lojtarin që ka luajtur më herët te International Tirana, por edhe te Olimpiakosi me të rinjtë. Pas shumë e shumë provash të kaluara në Kroaci dhe Zvicër, mbërriti edhe momenti i shumëdëshiruar. Boavista hapi derën për të marrë shërbimet e këtij lojtari që është ende në moshën 16-vjeçare, ndërsa fillimisht do të dërgohet tek të rinjtë e U-18. /Sport Ekspres/