Luis Enrike ka folur për mediat në prag të sfidës kundër Vijarealit, e vlefshme për Ligën e Kampionëve. Kreu i pankinës së PSG-së tashmë vlerësohet si një nga trajnerët më të mirë të futbollit, por në të shkuarën ka kaluar jo pak vështirësi. Ai ka dekkaruar se më parë ka pasur persona që e kanë konsideruar dështak, ndërsa tashmë e shohin si “të zgjedhurin”, duke dhënë kështu një mesazh mbështetës për të gjithë trajnerët e rinj.
“Të gjithë kemi fituar dhe të gjithë kemi humbur. Kam kaluar nëpër situata të panumërta ku, në sytë e shumë njerëzve, kam qenë një dështak. Por ky “dështaku” ka vazhduar të evoluojë dhe të përmirësohet, sepse ky është pikërisht mentaliteti që duhet të ketë një trajner. E tani, të gjithë mendojnë se unë jam “i zgjedhuri” apo diçka e tillë. Por e gjitha është gënjeshtër, thjesht gënjeshtër. E rëndësishme është të ndjekësh rrugën tënde”, ka deklaruar Luis Enrike./Sport Ekspres/