“Shumë kritika”, Vedat Muriqi flet për mungesën e golit në Itali: E di që jam sulmues, por…

Pas asaj ndeshje si titullar kundër Bajernit të Mynihut, Inzagi ka vendosur ti japë përsëri minuta në këmbë Vedat Muriqit. Sulmuesi shqiptar ka qenë present në fushën e lojës në fitoren 1-0 kundër Udinezes, por pa ia dalë të tundë rrjetën kundërshtare. Në përfundim të ndeshjes Muriqi ka dhënë një prononcim për mediat italiane, ku shprehet se është i vetëdijshëm për faktin se duhet të shënojë me fanellën e Lacios. Por nga ana tjetër i siguron të gjithë se përkushtumi nuk mungon asnjëherë prej tij.

“Sot bëmë një punë të shkëlqyeshme. Ishte e rëndësishme të fitonim. Ne bëmë më mirë në pjesën e parë, por të rëndësishme ishin tre pikët. Ne jemi Lazio dhe duam të vazhdojmë garën tonë për Ligën e Kampionëve. Kur erdha këtu e dija që njerëzit prisnin shumë nga unë. Klubi shpenzoi rreth 20 milionë për mua. Kam pasur pak vështirësi për shkak të dëmtimit, pastaj Covid dhe kalimi nga Turqia në Itali.

Shumë kritika kanë mbërritur. Unë e di që unë jam një sulmues dhe se duhet të shënoj por angazhimi nuk dështon kurrë. Unë gjithmonë përpiqem të ndihmoj ekipin edhe nëse nuk do të shënoj. Do të vazhdoj të përmirësohem dhe t’i jap një dorë ekipit tim”, ka deklaruar Vedat Muriqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *