Futbollisti i Kukësit, Kristi Marku ka folur për vazhdimësinë e sezonit te verilindorët. Mes optimizmit të madh, nuk mund të mungonte dëshpërimi për shtëpinë e re. Pavarësisht se pritej që në nëntor për ndeshjen e parë që do të zhvillohej në stadiumin e ri, afatet janë kapërcyer dhe as kundër Dinamos nuk do të kemi përmbushjen e dëshirës.
“Na vjen shumë keq me thënë të drejtën duke parë edhe dëshirën e madhe të tifozëve, por edhe për ne do ishte shumë pozitive ta nisnim këtë vit në shtëpinë tonë. Gjithsesi ne jemi mësuar që të luajmë jashtë stadiumit tonë”, u shpreh Marku për “Report TV”. /Sport Ekspres/