Shtylla e shpëtoi dy herë në fund! Portieri i Interi e tepron me deklaratën: Nuk ndieva asgjë, topi nuk hyri në rrjetë apo jo?

Fati e ka shpëtuar Interin në minutat e fundit kundër Portos në Champions League. Shtylla i ndaloi dy herë vendasit në vetëm pak sekonda për të gjetur rrjetën. Por portieri i zikaltërve, Onana, nuk e ndien veten me fat, duke luajtur me nervat e kundërshtarëve edhe pas takimit. Ai u shpreh se nuk ndieu aspak frikë në atë momente.

“Unë nuk ndieva asgjë në ato momente, topi nuk hyri në rrjetë apo jo? Jam i lumtur që kaluam më tej. Ishte një ndeshje që ne e dinim se do të ishte e vështirë. Ne e treguam karakterin tonë si ekip, jemi skuadër e madhe”, tha Onana. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online