Ndriçim Shtubina dhe Kukësi, një “martesë” që nuk rezultoi e lumtur, në një sezon plot probleme për klubin verilindor.
Dje iku trajneri Mlladen Milinkoviç dhe fatin e tij e kanë pasur edhe pjesëtarë të stafit, mesfushori Kërkotiç e mbrojtësi Memini, ashtu si Shtubina.
Shkodrani qëndroi vetëm 4 muaj në klubin kampion në fuqi dhe tashmë del i lirë në treg.
Asnjë hatërmbetje për largimin, sepse mesfushori në Facebook ka vetëm falënderime, për klubin e tifozët.