Kategoria e Parë/ Kastrioti e Bylisi bëjnë detyrën, fluturojnë edhe Egnatia e Tërbuni

U luajtën sot në Kategorinë e Parë ndeshjet e javës së 12-të, që është edhe java e fundit për vitin 2017.

Tirana fitoi dje në Kuçovë, ndërsa sot kanë bërë  detyrën Kastrioti e Bylisi, favoritë të mëdhenj në ndeshjet përkatëse.

Kastrioti mposhti Vllazninë B me një gol nga shkodrani Dyca në pjesën e parë, gol i mjaftueshëm për tre pikë të arta. Kastrioti e mbyll i pari në grupin A, ndërsa në ndjekje të krutanëve është vënë Egnatia befasuese, që fitoi edhe sot kundër Korabit, duke u konfirmuar si skuadra më e mirë e kampionatit jashtë fushe, me 5 fitore në 6 ndeshje.

Shkëlqen edhe Tërbuni, fitues edhe sot ndaj Besës dhe tashmë në pozita të shkëlqyera në renditje, në vendin e katërt me 17 pikë, falë një ritmi perfekt në muajin e fundit.

Në grupin B Bylisi shpartalloi Turbinën dhe i afrohet disi Tiranës, por i duhet fitore edhe  ikin e ardhshëm ndaj Shënkollit, kjo e fundit ndeshje e prapambetur.

GRUPI A

Tërbuni-Besa               1-0

Shënues: Beci 65′

Besëlidhja-Erzeni       0-1

Shënues: Pasha 13′

Dinamo-Burreli          1-0

Shënues: Gjata 90′

Korabi-Egnatia           0-2

Shënues: Mile 66′, Nako 87′

Kastrioti-Vllaznia B    1-0

Shënues: Dyca 11′

GRUPI B

Bylis-Turbina          4-0

Shënues: Shoshi 7′ pen., Kolgega 16′, 20′, Murataj 65′

Pogradeci-Apolonia   3-1

Shënues: Jahaj 25′ pen., Shyti 37′, Çekiçi 44′ / Mihana 7′

Shkumbini-Tomori     0-1

Shënues: Daci 37′

Iliria-Shënkolli       1-2

Shënues: Mëllugja 56′ / Çeku 42′, Gega 45′

Dje

NAFTËTARI-TIRANA  0-4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online