Taulant Xhaka bëri gjithçka për të shmangur operacionin pas dëmtimit në ligament. Gjithçka lidhet me çerekfinalen e Baselit në 11 gusht të 2020 kundër Shakhtar Donetsk. Mesfushori la fushën pasi kishte shqetësime në ligament. Por pavarësisht dhimbjeve të ndiera, duke llogaritur kohën e gjatë të rikuperimit nëse përfundonte në operacion, lojtari bëri kërkesë që të shërohej pa mbërritur deri në këtë pikë.
Klubi zviceran ia plotësoi dëshirën për të vazhduar trajtimin në një tjetër mënyrë. Megjithatë duke parë se procesi i shërimit nuk po shkonte ashtu siç dëshirohej, është vendosur si hap i pashmangshëm kryerja e operacionit. Sipas të gjitha gjasave futbollisti 29-vjeçar ka humbur të gjitha takimet e Bazelit në sezonin 2020/2021. /Sport Ekspres/