E FUNDIT/ Kryen edhe ekzaminimet mjekësore, Rubin Hebaj prezantohet në skuadrën e re

Gjatë ditës së djeshme i është dhënë forma e prerë kalimit të Rubin Hebajt te Shkëndija e Tetovës. Pas aventurës te Teuta, sulmuesi nënshkruan me ekipin shqiptar të Tetovës që drejtohet nga ana e Ernest Gjokës. Vetëm pak minuta më parë janë mbyllur edhe ekzaminimet mjekësore, për t’u prezantuar për herë të parë i veshur me fanellën e Shkëndijës së Tetovës.

Pritshmëria është e lartë në Maqedoninë e Veriut për Hebajn që zotëron shumë potencial, duke premtuar se do ta zëvendësojë në mënyrën më të mirë Valon Ahmedin. Aktualisht Shkëndija ndodhet në vendin e parë dhe gjashtë pikë larg ndjekësve më të afërt, duke kërkuar ndërtimin e organikës që do t’i sigurojë titullin kampion, por edhe me vështrimin drejt paraqitjes dinjitoze në Europë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online