Shtohet numri nga ana e policisë, 28 persona hetohen për derbin Tirana-Partizani

Në ndeshjen mes Tiranës dhe Partizanit, gjithçka nisi me një trazirë, ku janë përleshur tifozeritë e të dyja skuadrave. Nga hedhja e flakadenëve, te sendet e forta të përdorura dhe ideimi për një mekanizëm që ende nuk është zbuluar nga policia, se për çfarë lënde plasëse kemi të bëjmë.

Ndërsa të gjithë jemi në këtë pikë, policia e shton numrin e personave të hetuar. Sipas asaj që raporton “Shqiptarja.com” me burimet e saj nga policia, janë rreth 28 persona që janë vendosur në hetim. Një numër disi më i lartë nga ajo që u raportua fillimisht, ndërsa e njëjta media shprehet se edhe kapo i grupit që është në qendër të polemikave, është një nga personat në hetim. /Sport Ekspres/