Rei Manaj zgjodhi që të priste edhe disa ditë për të vendosur të ardhmen e tij. Në takimin me drejtuesit e klubit katalanas, sulmuesi shqiptar nuk ishte i kënaqur vetëm me tre interesimet për të: “Cadiz, Sasuolo, Familaco”.
Së fundmi në Spanjë raportojnë se lista e interesimeve për Manajn po shtohet. Ekipi i La Liga, Betis, ka hyrë seriozisht në garë për të marrë lojtarin e Shqipërisë. Nga ana tjetër është shtuar edhe një ekip tjetër italian për shërbimet e Manajt, por ende nuk është zbuluar emri i ekipit. /Sport Ekspres/