Shtohen shanset që debutimi i Armando Brojës nga minuta e parë të vijë kundër Milanit, ka shqetësime për Kai Havertz

Në mediat britanike u fol gjatë se Armando Broja ka arritur që t’i lërë mbresa trajnerit të ri të Chelsea, Potter. Pritshmëria ishte e madhe që sulmuesi ta niste titullar ndaj Crystal Palace, por edhe për shkak të angazhimit me Shqipërinë, kishte vetëm disa minuta në pjesën e dytë.

A mund të jetë momenti që Broja ta nisi si titullar kundër Milanit në Champions League? Asgjë nuk mund të përjashtohet, me shanset që shtohen pasi Kai Havertz është në dyshim dhe mund të mungojë në këtë takim. Tifozët kanë kërkuar prej kohësh që Broja të aktivizohet së bashku me Aubameyang, duke parë performancën e dobët të Havertz. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *