Mançester Junajtid dhe Zhose Murinjo po kalojnë një moment aspak të mirë, teksa pësuan një disfatë të hidhur në fushën e Uest Hem. Mbrëmjen e nesërme të besuarit e Murinjos do të kenë një përballje delikate ndaj Valencias, në “Old Traford”.
Pikërisht në kuadër të kësaj përballje për trajnerin e “djajve të kuq” vijnë të tjera lajme të këqija. Lingard, Herrera, Roho dhe Eshli Jang, duket se nuk do të jenë gati për ndeshjen. Herrera në sfidën e fundit ndaj Uest Hem ishte në stolin e rezervave, por ditën e sotme ai nuk ka dalë në stërvitje së bashku me emrat e mësipërm.
Mungesa të rëndësishme për teknikun portugez, i cili duhet patjetër të rikthehet te rezultatet pozitive, pasi dhe pozitat e tij në krye të stolit të Mançesterit janë vënë shumë në pikëpyetje.