Nevil Dede ka përshëndetur nismën për rihapjen e basteve sportive. Trajneri i Dinamos është shprehur në emisionin “Skaner” në “MCN TV” se komuniteti i sportit tashmë duhet të kërkojë edhe ligjin e sponsorizimeve. Dede kërkon nga qeveria që të dhurojë terrene sportive për klubet.
“Ka ushqim për sportin me pak fjalë. Ne të sportit mendojmë se na duhet oksigjen. Qeveria ka filluar të mendojë për të ndihmuar sportin në mënyra të ndryshme. Me këtë nismë, duhet të bëhej edhe Ligji i Sponsorizimeve.
Bravo për këtë, por kam edhe një këshillë tjetër. Duhen toka nga shteti, që të dhurohen diçka për klubet. T’i japin diçka klubeve dhe më pas të bëjnë si të duan, nëse nuk ia dalin dot të falimentojnë. Shteti t’i japë një tokë një klubi bashkangjitur me ligjin e sponsorizimeve dhe më pas të shikojmë, nëse mund të zhvillohet klubi apo jo”, ka thënë Nevil Dede./Halit Delibashi-Sport Ekspres/