Shteti braktis futbollin? Simbolika që përdor Duka: Edhe vetëm e nxjerrim anijen në bregun tjetër, pa humbur asnjë marinar

Nga Klaudio Ndreca

Kryefjala e këtyre ditëve të fundit në mediat sportive shqiptare ka qenë braktisja që i ka bërë shteti futbollit. Ndryshe nga të gjitha vendet e tjera ku qeveritë kanë paguar lojtarët, kjo nuk ka ndodhur në Shqipëri.

Kjo pasi vetë kryeministri Rama është shprehur se pagat e futbollistëve nuk deklarohen ashtu siç duhet, megjithëse në fakt Shqipëria është vendi i fundit që jep shembull për luftën kundër informalitetit, nga të gjitha fushat.

Nëse është siguruar mbështetja, të paktën në paketat premtuese, futbolli është lënë tej. Në një intervistë për “Fax News”, Duka bën edhe një simbolikë duke thënë se edhe vetëm Federata do e nxjerrë anijen në bregun tjetër, pa humbur asnjë marinar.

“Jemi bazuar në forcat tona në të ardhurat tona që kemi mbledhur, por është e pamjaftueshme rezerva jonë. Besoj do të kemi një ndihmë nga UEFA. Ne kemi deklaruar se do të marrim një borxh financiar që shlyejmë në 2021. Ngjarjet e fundit nuk janë favorizuese, duke pasur parasysh mënyrën sesi financohen klubet tona.

Klubet shqiptare janë në vështirësi, duke qenë se presidentët që financojnë klubet e kategorisë Superiore në shumë raste janë më humbje dhe detyrohen që të financojnë nga bizneset e tyre, por në kushte kur edhe bizneset e tyre janë mbylllur, ne e konsiderojmë se duhen mbështetur.

Nuk kanë pasur një mbështetje nga qeveria, por do ta kenë nga Federata. Nuk do të lejojmë që të rrëzohen. Nuk kemi buxhete luksi, por do të bëjmë maksimunin që të dalim nga kjo pandemi dhe të kemi mundësi të ecim në të ardhmen.

Kjo mbështetje financiare nuk është për të bërë karshillik, por që ta kalojmë këtë situatë të gjithë mirë. Klubet që financohen nga bashkitë do të vijojnë ti pagujanë, ndërsa klubet që nuk financohen nga bashkitë do ti mbështesim ne.

Ne të gjithë bashkë deri në moment e fundit do të jemi të gjithë bashkë. Të gjithë shqiptarët dhe qeveria shqiptare të na përfshijë në anijen e saj. Ne gjithsesi dhe vetëm do ta nxjerrim anijën në bregun tjetër, pa humbur asnjë marinar.

Nuk besoj se hallet e shteteve janë të ndryshme në këtë kohë, të gjithë shtetet janë në një hall të përbashkët. Ne nuk jemi as më të varfër, as më të pasur, se shtet e Rajonit të cilët të gjithë kanë mbështeur financiarisht të gjithë aktivitete që janë ndërprerë për pandeminë. Në të njëjtën mënyrë duheshim mbështetur dhe ne. Kjo ka lidhje me menaxhimin të ardhurave. Dashamirësia apo varfëria e buxhetit shqiptar nuk di të them por mua nuk më bën sens se duhet të jemi më të varfër se Kosova. Qeveria shqiptare nuk ka paguar punonjësit sportiv nga kjo situatë. Qeveria shqiptarë nuk ka paguar asnjë biznes që është prekur nga pandemia vetëm bizneset e vogla që janë pakicë”, tha Duka. /Sport Ekspres/

 

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online