Shtesat dërgojnë Prishtinën në krye, Llapi parakalon Feronikelin

Prishtina e Llapi i bëjnë presionin Feronikelit, teksa kanë fituar ndeshjet e tyre dhe e kanë parakaluar në renditje skuadrën nga Drenasi. Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa ka fituar në minutat shtesë ndaj Gjilanit.

Ekipi i Gentian Mezanit rezistoi deri në fund, por doli pa pikë ndaj bardhekaltërve. Prishtina kështu shkon në kuotën e 65 pikëve, 3 më shumë se Feronikeli që ka një ndeshje më pak. Llapi është aty, me dy pikë më pak.

Ekipi nga Podujeva mposhti Drenicën me rezultatin e pastër 0-2. Në pjesën e parë nuk pati asnjë gol, kurse në të dytën ishte Mentor Zhdrella ai që zhbllokoi ndeshjen. Ahmed Januzi në minutat shtesë ishte ai që vulosi përfundimisht fatet e ndeshjes. Fitore e artë për Llapin.

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – Java 28
E diel, më 20 prill 2019, ora 15:00

Drenica- Llapi 0-2
Shënues: Zhdrella 50’, Januzi 90′
Gjilani-Prishtina 0-1
Shënues: Pefqeli 90’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *