“Shtatë lojtarë për t’i hequr qafe”! I shohin si e keqja më e madhe, në Belgjikë flasin edhe për Abazajn

Nga Klaudio Ndreca

Koronavirusi ishte goditja e fundit që mund t’i jepej Anderlehtit, në një krizë financiare që kishte nisur prej kohësh. Polemikat do të vazhdonin edhe për uljen e rrogës, atje ku futbollistët nuk po e pranonin një gjë të tillë.

Vetë Kompani që e drejton skuadrën dhe është njëkohësisht edhe futbollist, u shpreh se do të vendoste me shpenzime personale një pagesë për çdo lojtar që nuk e pranonte ta dorëzonte, por duke ia bërë të qartë se nuk po tregoheshin njerëzor.

Ndërkohë media “Voetbalprimeur” shkruan se problemi i madh te Anderlehti janë lojtarët që janë dërguar në huazim dhe paguhen ende nga skuadra belge, por janë tërësisht jashtë planeve. Madje duke cituar: “7 futbollistët që janë gati të hiqen qafe menjëherë”.

Lista përbëhet nga :“Adzic (huazuar në FC Emmen), Abazaj (FK Kukësi), Sanneh (KV Oostende), Milic (Rayo Vallecano), Musona (Eupen), Nkaka (Racing Santander) dhe Dauda (Esbjerg FB). Të gjithë këta futbollistë nuk përfshihen më në plane të Anderlehtit. Kjo shpjegon edhe paralajmërimin e menaxherit të Abazajt, Aliaj, që u shpreh se lojtari do të firmos me një klub të madh.

Pra negociatat kanë nisur prej kohësh dhe të shtyra edhe prej Anderlehtit, do të kemi një firmë zyrtare që pritet të vijë brenda pak ditësh. Sa i përket Abazajt, është një lojtar që cilësitë i ka treguar edhe njëherë tjetër në Shqipëri për të dëshmuar sesa vlen, por tani është momenti i së vërtetës për të kapur atë që mund të quhet pa frikë si treni i fundit për në Europë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online