Shqiptari që hapi rrugën në “Premier League”: Biseda ime me Thierry Henry, Terry fuste kokën atje ku të tjerët nuk fusnin këmbën

Shefki Kuqi ka qenë ndër të parët lojtarët shqiptarë që ka hapur rrugën në Europë dhe Angli, teksa ka luajtur edhe në elitën e këtij futbolli. Një figurë shumë e njohur kjo, ndërsa ka luajtur për Newscastle, Fulham, Swansea apo Blackburn.

Gjithashtu njihej edhe për festimet e tij me fluturime pas shënimit të golave, pa e vrarë shumë mendjen për dhimbjet që mund të ndiente më pas. Në një intervistë për “Periskopi”, Kuqi ka treguar bisedën me Henry, por duke bërë edhe një vlerësim për John Terryn.

“Thierry Henryt i thashë pas ndeshjes kur ishte te Fulham, ‘a bën t’i shkëmbejmë fanellat’, më tha ‘po, nuk është problem’. Por mua m’u duk se më tha ashtu dhe nuk ishte i interesuar ta bënte një gjë të tillë.

Por kur u futëm brenda, derisa isha në dhomat e zhveshjes duke dëgjuar fjalimin e trajnerit, një punonjës i klubit më tha: ‘Dikush është pas derës duke të kërkuar.’

“Kur ngrhem të shikoj… ishte Thierry Henry me fanellë të tij. E falenderova shumë dhe i thashë se nuk e kisha pritur se do ta sillte. Ai më tha mos m’u falendero por sillma edhe fanellën tënde. Në Angli nëse nuk je i përgatitur fizikisht dhe në anën psikologjike, harroje karrierën. Tifozët sot të shajnë dhe nesër të duan, ka shumë tension. Anglia dhe Premier League është hotel me pesë yje. I ke të gjitha, por gjithçka varet aty. Si ka qenë John Terry? Po ai ka future kokën aty ku të tjerët nuk fusin as këmbën”, tha Kuqi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online