Një tjetër shqiptar i shtohet Superligës greke të futbollit. Fjala është Leonidha Rossin, i riu i datëlindjes 1999 i është bashkuar ekipit të Apollon Smyrnas. Futbollisti luan si mbrojtës dhe mesfushor i majtë.
“Sport Ekspres” mëson se skuadra greke i ka ofruar kontratë profesioniste, pasi lojtari ka bindur tek Akademija e këtij ekipi. Ai është një potencial i mirë për ekipin e Shpresave të Shqipërisë. Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se shumë shpejt mund ta shohim dhe me fanellën e kuqeiznjëve, pasi ka patur kontakte me trajnerin Alban Bushi.
Leonidha ka nisur karrierën e tij në Greqi me ekipet e moshave, ndërsa ka mundësinë e artë të bëjë mirë. Menaxheri shqiptar Drin Çaushi ndihmoi në arritjen e marrëveshjes. Një tjetër lëvizje e mirë nga menaxheri shqiptar.