Kroacia dhe Maroku ishin dy Kombëtare që gjetën mbështetje të gjerë edhe në Shqipëri. Një shpjegim mbi tifozerinë e shqiptarëve për këto dy shtete e jep Agim Muço. Ky i fundit ka thënë në emisionin “Botërori Katar 2022” në “Ora TV” se shpjegimi gjendet te mentaliteti i popujve të vegjël, të cilët kërkonë të dalin mbi të mëdhenjtë.
“Shqiptarët, si popull i vogël ishin me Marokun. Edhe i shkurtri do të zgjatet që t’i dalë pak atij të gjatit përpara. Ka qenë një libër në kohën e Enverit që thoshte se i vogli e mund të madhin. Ky mentalitet ka ekzistuar te shqiptarët në ato kohëra. Por ky mentalitet ekziston edhe te popujt e vegjël që ka sot nëpër botë. Prandaj ishim me Marokun. Mirëpo vjen që moment që i madhi të merr frymën“, ka thënë Agim Muço./Halit Delibashi-Sport Ekspres/