“Shqiptarët panë një ekip që vraponte shumë”, Egbo tregon Tiranën: Kukësi ka mbetur me 1 lojtar

Trajneri i Tiranës, Egbo, ka folur përpara nisjes së kampionatit të ri në Superiore. Një sukses i madh erdhi për bardheblutë në sezonin që lamë pas duke fituar titullin pas shumë vitesh, ndërsa arritën deri në fazën “Play Off” të Europa League.

I ftuar në “Supersport” ishte trajneri i kryeqytetasve që ka folur për këtë kampionat të ri që do të nisi në mesjavë kundër Kukësit. Të gjithë flasin për ndryshimet që kanë ardhur nga kampi i bardhebluve, por nga ana tjetër Egbo kujton se edhe te Kukësi nuk është më e njëjta organikë.

“Nuk besoj te një lojtar, por te grupi, pasi vetëm kështu mund të arrish te titulli. Kemi 5 mungesa në fillimin e kampionatit. Cale, Torassa, Batha, Ismailgeci dhe Toshevski nuk do të jenë, por mendoj se lojtarët që kemi do t’i zëvendësojnë këto mungesa. Besoj se forca e grupit e bën një skuadër dhe një lojtar.

Kam shumë besim te lojtarët që kemi dhe nëse do të jemi me grupin e plotë do të jemi më mirë. E kemi treguar në ndeshjet e Europës e të gjithë shqiptarët kanë parë një ekip që ka vrapuar shumë dhe kanë ndihmuar njëri-tjetrin.

Kukësi ka ndryshuar dhe unë po e diskutoja me një shok që Tirana ka ndryshuar, por te Kukësi ka ngelur vetëm një lojtar. Tirana për mua ka bërë pak ndryshime në merkato. Toshevski, Najdovski, Danso mendoj se mund të ambientohen më shpejt se të tjerët”, tha Egbo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *