Ibrahimoviç për rikthim në Kombëtare, reagim zyrtar nga Suedia: Na kanë telefonuar shumë, ai na refuzoi

Nga Klaudio Ndreca

Postimi i Zlatan Ibrahimoviç që krijoi idenë e një rikthimi në Kombëtaren e Suedisë ka bërë një bujë të madhe në mediat e shkruara. Pas shpërthimit te Milani sulmuesi ka shpërndarë një postim ku mban fanellën e Kombëtares me mbishkrimin: “Kohë e gjatë që nuk jemi parë”.

Një reagim i tillë vjen vetëm pak ditë nga publikimi i listës për ndeshjet e Ligës së Kombeve që do të luhen kundër Kroacisë dhe Francës. Trajneri Janne Anderson do të publikojë emrat e të gjithë lojtarëve të grumbulluar në ditën e mërkurë dhe aty mund të fshihet surpriza e madhe. Megjithatë menaxheri i Kombëtares së Suedisë, Stefan Peterson, ka zgjedhur që të bëjë të paditurin kur pyetet nga ana e mediave mbi zhvillimet e fundit.

“Ai na ka refuzuar njëherë, ky vendim ka qëndruar për një kohë të gjatë. Nuk e kam parë ende postimin e Ibrahimoviç por duhet të jetë shumë interesant për mediat, pasi më kanë telefonuar të gjitha. Nuk kam asnjë ide se për çfarë po bëhet fjalë. Mesa di unë nuk ka ndryshuar asgjë. A do të jetë në listën për ndeshjet e Ligës së Kombeve? (qesh) Unë nuk e di akoma listën. Nuk duhet të harxhojmë energjinë tonë se çfarë publikon dikush në “Instagram” gjatë kohës së tij të lirë”, tha Peterson. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online