Në Holandë e kanë të qartë se pavarësisht se finalja duhet me Romën duhet të quhet në një stadium neutral, për italianët do të jetë si në shtëpinë e tyre. Kjo për shkak të lidhjes së fortë që kanë shqiptarët me këtë shtet. Tom Bodde ka paralajmëruar mediat në Holandë se duhet të llogarisin mbështetjen e shqiptarëve për Romën.
“Sigurisht që do të jenë për italianët. E keni parë edhe në Eurovision, 12 pikët e Shqipërisë shkojnë vetëm për Italinë, si në çdo vit tjetër. Ata janë thjesht të çmendur për Italinë dhe për Serinë A. Shqiptarët do të jenë masivisht në favor të Romës, këtë llogariteni 100% të sigurt. Nuk kanë asgjë kundër holandezëve, por do të jenë me Romën”. /Sport Ekspres/