Derbi mes Tiranës dhe Zvezdës është ndezur si kurrë më parë, ndërsa ish-trajneri i ekipit serb ka paralajmëruar në një intervistë për “Kurir”. Milan Zivadinovic ka thënë se tifozët e Tiranës do të përgatisin një surprizë të pakëndshme, ndërsa futbollistët e Zvezdës duhet të ruhen nga provokimet.
“Zvezda është ekip shumë i madh për një ekip shqiptar. Prandaj nuk kanë të drejtë për të bërë gabime. Po i them lojtarëve tanë që të mos jenë në pozitë të vështirë në Tiranë, të jenë të vetëdijshëm për stemën e shenjtë dhe fanellën që veshin. Duhet ta kuptojnë se ndaj Tiranës duhet ta marrin sikur po luajnë me Realin. Kjo ndeshje është e vështirë psikologjikisht dhe duhet të jenë sikur po luajnë në Kupën e Botës. Provokimet janë pjesë e tyre. Kështu janë ata, gjithmonë kanë qenë provokatorë sepse e dinë që ne jemi të ndjeshëm.
Lojtarët e Zvezdës duhet të jenë të vëmendshëm dhe mos të bien si në Serbi-Shqipëri apo Zvicër-Serbi. Mund të ketë skena të pakëndshme atje, tifozët do bëjnë gjithçka për një organizim të veçantë. Ata njihen si mashtruesa, por do të jetë puna e UEFA-s pastaj. Ndëshkimi më i keq për ta kur ti mundim”, tha Zivadinovic. /Sport Ekspres/