“Shqiptarët e sëmurë”/ Media serbe vazhdon më tej: Pas Ibrës, shpikën edhe fjalët e Ronaldos për Serbinë

Shpeshherë në rrjetet sociale dhe media të ndryshme qarkullojnë disa thënie nga personazhe të njohura edhe të botës së sportit të cilat kanë dyshime të mëdha mbi vërtetësinë e tyre. Një temë që është hapur veçanërisht në Serbi pas hedhjes së shortit mes Zvezdës dhe Milanit në “Europa League” është thënia e Ibrahimoviç.

“Kosova është Serbi ashtu si nëna ime është e virgjër”. Këto janë fjalët që kanë dalë nga ana e sulmuesit suedez, të paktën në këtë mënyrë kanë bërë xhiron e mediave shqiptare. “Kurir” do të shuante gjithçka për të treguar se ishte e gjitha një sajesë e shqiptarëve pasi Ibrahimoviç ka lidhje të ngushtë shoqërore me shumë lojtarë dhe trajnerë serb.

Së fundmi është “Informer” që vazhdon më tej teksa duke e hapur artikullin me “shqiptarët e sëmurë që thonë gënjeshtra” kanë përmendur rastin e Kristiano Ronaldos. Disa fjalë që kanë qarkulluar e të vendosura në gojën e portugezit: “Unë e kam parë se çfarë ndodhi në Beograd. Lojtarët e Shqipërisë janë sulmuar në mënyrë të turpshme. UEFA duhet të reagojë dhe kjo nuk duhet të ndodhi më kurrë në kryeqytetin e Serbisë. Sporti duhet të mbrohet”. “Kjo është një tjetër gënjeshtër që raportohet në Shiqpëri pasi Ronaldo nuk i ka thënë kurrë këto fjalë”, mbyll artikullin “Informer”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *