Zvicra e dy ikonave shqiptare, Shaqirit dhe Xhakës, ka fituar pastër me shifrat 1-3 kundër Hungarisë, në ndeshjen e tyre të parë në EURO24. Megjithatë kjo ndeshje nuk ishte edhe aq lehtë për helvetët, pavarësisht rezultatit në dukje të pastër.
Duah dhe Aebischer shënuan dy golat e parë, duke e mbyllur pjesën e parë në 0-2. Megjithatë në minutën e 66, Varga ngushtoi rezultatin dhe riktheu në diskutim fatin e këtij takimi. Dhe kur pritej ndonjë surprizë e madhe, Embolo, në minutën e fundit mbylli historinë e ndeshjes. Xhaka e nisi si titullar këtë ndeshje, por nuk pati hapësirë për Shaqirin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
???? ?????? ??????? : @iT7HD#euro2024 pic.twitter.com/FVi399VdWn
— ?????? HD (@DevlinGris6032) June 15, 2024