“Shqiptarët e Londrës organizonin shumë ndeshje futbolli dikur, po tani?!” Gazetari nxjerr kujtimet, ishte koha e të dielave magjike

0

Londra nuk është kthyer tani papritur në vendin ideal për shqiptarët. Të shumtë në numër kemi qenë në të edhe vite me parë, por sigurisht që koha dhe qëllimet ndryshojnë, po aq sa edhe fakti se tani është rinia shqiptare që po e pushton vendin në fjalë. Shqiptarët e Londrës kanë qenë po aq të organizuar sa edhe të huajt e tjerë që gjendeshin atje vite më parë, duke organizuar turne dhe kompeticione për futbollin e luajtur. Në të merrnin pjesë vetëm ekipe shqiptare, për të matur forcën në fushën e blertë. Sigurisht, ky nuk ishte qëllimi kryesor, por rritja e frymës së bashkëpunimit mes njëri-tjetrit.

“Ishte koha e të dielave magjike”! Kështu shkruan gazetari Altin Sulçe që shpërndan disa fotografi në rrjetin e tij social në “Facebook”. Asokohe duke mbajtur shiritin e kapitenit te ekipi i Rivierës, thuhet se shqiptarët në vitet 2005 luanin shumë futboll në Londër dhe qindra të rinj mezi e prisnin të dielën që për ta ishte dita e shënuar e javës. Po tani, a ekzistojnë më ekipe shqiptare dhe a zhvillohen më kompeticione të tilla ndërmjet tyre si vite më parë? Në një botë paralele po, pasi tani në Londër mund të zhvillohet gjithçka prej shqiptarëve në këto kohë, por kurrsesi një ndeshje futbolli… /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.