Aubameyang përjetoi një nga momentet më të tmerrshme në jetën e tij teksa shtëpia iu pla.çkit para syve kur gjendej së bashku me gruan. Mediat spanjolle raportuan se bëhej fjalë për një grup shqiptarësh nga Kosova.
Së fundmi policia bën të ditur se sipas tyre flitet për të njëjtin grup që zgjedhin si objektiv futbollistét e njohur dhe ia kanë dalë me sukses në shtëpinë e Benzena, Ansu Fati, Castillejo, John Guidetti etj.
Zakonisht shtëpitë plaçk.iten kur lojtarët janë në stërvitje, ndeshje apo udhëtim, ndryshe nga Aubemyang. Ndërkohë ky grup i ka punët e ndara dhe quhen specialistë në fushën e tyre.
Disa studiojnë me detaje profilin e sportistit, orarin dhe zakonet e tij, të tjerë i ndjekin në rrjetet sociale, të tjerë studiojnë sistemet e sigurisë dhe të tjerë studiojnë kasafortat…
Kur hyjnë në shtëpi synojnë të marrin gjithçka që mund të shitet lehtësisht në tregun e zi. Bëhet fjalë për celularë luksoz, bizhuteri, orë… /Sport Ekspres/