Shqiprim Taipi ka zgjedhur që të largohet nga Kukësi. Mesfushori është gati për të hedhur firmën në ekipin e ri. Supersport raporton se 26-vjeçari do të jetë pjesë e Kaspij Aktau.
Këta të fundit janë pjesë e kampionatit në Kazakistan dhe aktiviteti vazhdon në këtë vend, që do të thotë se Taipi nuk ka kohë për pushime. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/